Lidhje

Përhapja e kinemave në natyrë


Mbi një gjysëm shekulli më parë, kishte 4 mijë kinema me ekranet jashtë, në natyrë në Shtetet e Bashkuara dhe të shihje një film nga makina ishte një mënyrë popullore për të kaluar një mbrëmje. Por me numrin e këtyre kinemave të reduktuar në vetëm disa qindra, një lloj i ri kinemaje në natyrë po përhapet në gjithë vendin. Korrespondentja June Soh na tregon se shkuarja në një kinema të hapur, është një formë e re argëtuese në verë për shunmë dashamirës filmash.

Një ekran i madh është duke u ngritur në një park në qendër të qytetit Roslin, në Virxhinia, në periferi të Uashingtonit. Zonja Brynne Magaziner erdhi herët me burrin e saj.

“Ne përpiqemi për të ardhur të paktën dy herë çdo verë. Është bukur të jesh jashtë kur koha është e bukur dhe të shohësh një film. Dhe kjo është falas.”

Nick Donner erdhi me miqtë.

“Mua më pëlqen aspekti shoqëror i të qenurit me miqtë, duke parë filma që unë nuk kam parë për një kohë të gjatë. Është çlodhëse të jesh këtu.”

Grupi “Përmirësimi i Biznesit të Qarkut në Roslin”, i njohur si BID, filloi Festivalin e Filmit Jashtë në vitin 2007. Ky festival shfaq një film falas çdo të premte kur moti është i bukur. Zonja Lee Anne McLarty është drejtorja në detyrë e komunikimeve për këtë grup.

“Ne dëshironim me të vërtetë të ndryshojë perceptimi që kanë njerëzit për qytetin tonë. Dhe kështu që, ofron edhe përvoja të reja dhe argëtim kulturor se Roslin po njihet gjithnjë e më shumë për to, përveç të qenurit një qendër biznesi.”

Mesatarisht, zonja McLarty thotë se rreth një mijë njerëz vijnë çdo natë për filmin.
Lee Anne McLarty, BID

“Ka shumë profesionistë të rinj, punonjës të rinj dhe banorë nga Arlingtoni dhe zonat përreth që vijnë nga Uashingtoni. Ata vijnë edhe nga qytetet e tjera të Merilendit dhe Virxhinias.”


Gjatë viteve të fundit, shfaqja e filmit në natyrë është mbajtur nëpër parqe, vende të boshatisura dhe qendra tregtare në gjithë vendin. Shumë prej tyre janë pjesë e nismave për zhvillim dhe rigjallërim.

Grupi tjetër Ekrani Veror i Masaçusetsit të Veriut filloi shfaqjen e filmave gjashtë vite më parë. Zonja Rachel Davis është drejtorja e marketingut për këtë grup.

“Kur e nisëm programin, nuk kishte shumë hapësira për shkak të ndërtimeve. Përreth kishte disa lagje banimi . Pra, kjo ishte me të vërtetë një mundësi për të sjellë njerëzit së bashku dhe për të ofruar një vend mbledhjeje për komunitetin.”

Pak shi nuk i shkurajon sspektatorët ... edhe kamionët që shesin ushqime janë këtu për ata të cilët duan diçka për të ngrënë para se të fillojë filmi. Për disa, filmat në natyrë u kujtojnë kinematë e kohëve të shkuara, të rinisë së tyre.

“Kjo krijon pak a shumë të njëjtën atmosferë si kinematë në natyrë . Ne mund të sjellim miq, verë, ushqim të mirë, dhe të shohim filmin së bashku.”

Dëshira e ringjallur e amerikanëve për filmat në natyrë e bën zotin Stephen Bastas më të zënë me punë. Ai është bashkë-pronar i Moonflics, një kompani e cila merr me qera ekranet në natyrë për filmat. Zoti Bastas thotë se shtatë anëtarët e grupit të tij i vendosin ekranet në vende të ndryshme, kryesisht në zonën e Uashingtonit çdo ditë gjatë stinës së verës.

"Puna po na ecën mjaft mirë. E kemi dyfishuar biznesin në fakt gjatë dy viteve e gjysëm të kaluara, dhe shpresojmë që ky ritëm të vazhdojë.

Dhe duket se ashtu do të jetë. "

Arsyeja është se shumë frekuentues thonë se nuk ka asgjë më të bukur se sa të shohësh një film në një mbrëmje të freskët verore nën yje.
XS
SM
MD
LG