Lidhje

Spanja mund Hondurasin, Kili Zvicrën, Portugalia - paradë golash me Korenë e Veriut

  • Zëri Amerikës

Spanja mund Hondurasin, Kili Zvicrën, Portugalia - paradë golash me Korenë e Veriut

Spanja mund Hondurasin, Kili Zvicrën, Portugalia - paradë golash me Korenë e Veriut

Me fitoren 2 me 0 ndaj Hondurasit, Spanja e mori veten nga humbja poshteruese me Zvicren dhe ka shanse te kualifikohet. Nga ndeshjet e tjera te ditës së sotme të kampionatit botëror të futbollit, nder skuadrat e Grupit H, Kili mundi Zvicrën 1 me 0 me gol të shënuar në minutën e 75 nga Mark Gonzales. Kili pati avantazh me një lojtar më tepër, pasi Valon Behrami i Zvicrës mori kartonin e kuq dhe u detyrua të largohej në minutën e 31-të. Kili tani ka siguruar 6 pikë, kurse Zvicra ka tre pikë. Spanja ka 3 pike ndersa Hondurasi, nga po ky grup, nuk ka siguruar asnjë pikë. Më parë, Portugalia arriti një fitore të thellë ndaj Koresë së Veriut, me rezultatin 7 me 0, duke u renditur kështu e dyta në Grupin G. Ndeshja u zhvillua në Cape Town, nën një shi të dendur. Goli i parë u shënua në minutën e 29-të nga Raul Meires. Por duke filluar nga minuta e 53 e ndeshjes, kapaciteti i shënuesve të Portugalisë arriti kulmin, me 6 gola të tjerë, të shënuara nga Simao Sabroza, Ugo Almeida Liedson dhe Kristiano Ronaldo.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG