Lidhje

Spekullime për shëndetin e Kim Jong Un


Një person që thuhet se ka qasje tek regjimi i fshehtë në Korenë e Veriut tha se Kim Jong Un ka munguar në evenimente publike pasi është lënduar në këmbë gjatë një stërvitje ushtarake.

Shpjegimi erdhi mes spekulimeve të shumta se zoti Kim nuk është mirë me shëndet ose nuk është më në kontroll të vendit. Burimi i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Kim dëmtoi kycin dhe gjurin në gund të gushtit, fillim të shtatorit gjatë një stërvitje.

Media shtetërore koreano-veriore nuk ka përmendur paraqitjen e zotit Kim në ndonjë eveniment që nga një koncert me gruan e tij më 3 shtator, por tha kalimthi se udhëheqësi 31 vjecar nuk është në formë.

Misteri i vendndodhjes së zotit Kim u thellua kur ai nuk u shfaq në vizitën vjetore të mauzolesë së të jatit të tij Kim Jong Il, dhe gjyshit Kim Il Sung në përvjetorin e themelimit të Partisë Koreane të Punës.

XS
SM
MD
LG