Lidhje

Rishfaqet në publik Kim Jong Un


Udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un u shfaq për herë të parë në publik, pas një mungese disa javore. Shtypi shtetëror i Korersë së veriut botoi një foto të tij, ku ai duket me një shkop në dorë.

Agjencia zyrtare koreane e lajmeve njoftoi sot se zoti Kim vizitoi një lagje të re banimi dhe një institut shkencor, ku ai dha udhëzime në terren, një rutinë kjo e zakonshme për të.

Agjencia KCNA dhe gazeta kryesore e vendit, the Rodong Sinmun, botuan disa fotografi të zotit Kim duke buzëqeshur dhe duke u mbajtur tek një bastun i zi me dorën e majtë.

Në njoftim nuk thuhej se kur ishin marrë fotografitë, nuk flitej për mungesën e gjatë, 40 ditore, në publik të zotit Kim dhe as arsyeja përse ai mbante bastun.

Mungesa për një kohë të gjatë në publik e zotit Kim, i cili konsiderohet nga shumë korenaoveriorë si një figurë gati hyjnore, bëri që të përhapen spekulime se ai mund të ketë qenë i sëmurë rëndë, ose mund të ketë patur ndonjë problem politik.

XS
SM
MD
LG