Lidhje

Kina, nga një vend me biçikleta në tregun më të madh të makinave në botë

  • Heda Bayron

Kina, nga një vend me biçikleta në tregun më të madh të makinave në botë

Kina, nga një vend me biçikleta në tregun më të madh të makinave në botë

Që kur hapi ekonominë e saj 30 vjet më parë, Kina është shndërruar nga një vend me biçikleta në tregun më të madh të makinave në botë. Por tani tani qytetet kryesore përballen me probleme serioze të trafikut. Për të zgjidhur problemin, qeveria e Pekinit ka filluar një sistem llotarie për patenta të reja makinash.

Makinat janë simboli i statusit të ri të klasës së mesme në Kinë. Shitjet e makinave të reja në Kinë vitin e kaluar u rritën 33 përqind, duke arritur në 13, 8 milionë.

Por të gjitha këto makina po shkaktojnë probleme të reja siç është trafiku.

Megjithë investimet e mëdha në transportin masiv të kryeqytetit kinez që zgjerohet, rrugët e Pekinit nuk mund të përballojnë dot numrin në rritje të makinave. Një anketë globale nga kompania teknologjike IBM vitin e kaluar tregon se qytetarët në Pekin e shpenzojnë kohën më të madhe në trafik.

69 përqind e të anketuarve në Pekin thanë se gjatë tre viteve të fundit trafiku ka qënë aq keq saqë u është dashur të kthehen në shtëpi.

Liu Zhi është specialist i infrastrukturës në Bankën Botërore për Azinë Lindore dhe Paqësorin. Ai punon në Pekin.

Qeveria ka mobilizuar një sasi të madhe burimesh financiare për të ndërtuar autostrada, rrugë dhe metro. Por rritja e kapacitetit të infrastrukturës nuk mund të jetë aq e lehtë sa blerja e makinave për shkak të hapësirës së kufizuar.

Në një përpjekje të fundit për të lehtësuar trafikun, bashkia e Pekinit këtë muaj kufizoi numrin e patentave të reja të makinave në 240 mijë në vit, një e treta e patentave të dhëna në vitin 2010. Patentat do të nxirren përmes një llotarie.

Zoti Liu tha se ndërsa Pekini vazhdon të investojë në infrastrukturë, kufizimi i numrit të makinave është gjithashtu i nevojshëm.

Mendoj se është e rëndësishme tani për zhvillimin e qyteteve të shkurtojnë kërkesat për të menaxhuar situatën. Jam i kënaqur që shoh se Pekini po ecën drejt kësaj zgjidhjeje.
Disa banorë të Pekinit e mirëpritën këtë masë. Ky burrë 50 vjeçar thotë se ndali përdorimin e biçikletën për shkak të trafikut.

Ai thotë se nuk mendon se qeveria duhet të vendosë shumë kufizime por në të njëjtën kohë ka shumë njerëz që po blejnë makina. Ai thotë se qyteti po zhvillohet shumë shpejt. Rrugët janë zgjeruar shumë shpejt, dhe popullata por shtohet me shpejtësi.
Megjithatë, Wang Ye, shtëpiake, mendon se kufizimet nuk janë të nevojshme. Ajo thotë se numri ekzistues i makinave e ngarkojnë qytetin.

Ajo thotë se masat janë pa kriter. Është sikur të jesh i sëmurë dhe mjeku të të jap një ilaç dhe të të thotë do shërohesh. Ajo thotë se nuk ka garanci se do të ndjehesh më mirë.

Pekini do të shtojë gjithashtu pagesat për parkime dhe do të vendosë rregulla më strikte të trafikut.
Qytete të tjera me rritje të shpejtë në Azi kanë patur probleme të ngjashme në të shkuarën. Bangkoku, një qytet metropolitan i zgjeruar, pati probleme serioze të trafikut në vitet 1990.

Qyteti ndërtoi një sistem të transportit publik që pakësoi nevojën e njerëzve për makinë, megjithëse bllokimi i trafikut me orë të tëra është ende i zakonshëm. Qyteti i ka paralajmëruar banorët se ndërtimi i linjave të reja të metrove, që filluan të ndërtohen këtë vit, do të keqësojnë bllokimin për tre vjetët e ardhshme.

Liu thotë se është koha për të parë ndryshime.

"Në aspektin afatgjatë përsa kohë që ne lëvizim në drejtimin e duhur duke menaxhuar trafikun në qytetet që zhvillohen, me më shumë transport publik në të ardhmen, dhe me masat për të shkurtuar kërkesat, jam i sigurtë se kushtet e trafikut do të kthehen në një situatë më të mirë sesa sot".

Ndërsa numri i makinave shtohet në Kinë, një çështje është bërë gjithashtu siguria. Shumë blerës të rinj të makianve kanë pak përvojë. Kërkuesit në Universitetin Johns Hopkins dhe Universitetin e Kinës Qëndrore dhe Jugore thonë se numri i vdekjeve nga probleme të trafikut mund të jetë dyfishi i atyre të raportuara nga policia.

Ata thanë se në vitin 2007 për shembull, gati 221, 135 njerëz vdiqën në aksidente trafiku, krahasuar me 81,649 që u raportuan nga policia.

XS
SM
MD
LG