Lidhje

Kinë: Titulli zyrtar i Presidentit për Xi Jinping


Ky titull për Kryetarin e Partisë Komuniste i jep fund ngjitjes së tij në pushtet

Kryetarit të Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping, iu dha titulli zyrtar i Presidentit, duke i dhënë kështu fund ngjitjes së tij në pushtet.

Zoti Xi e mori sot postin simbolik, pas një ceremonie të përpunuar votimi në një takim të Kongresit Kombëtar të Popullit. Ai u bë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste në muajin nëntor, duke zëvendësuar Hu Jintaon, në kuadrin e transferimit të pushtetit të menaxhuar fort, që ndodh çdo 10 vjet.

Zoti Xi është zotuar të fuqizojë ekonominë e Kinës, të pakësojë ndotjen e mjedisit dhe të marrë masa të forta ndaj korrupsionit të përhapur në radhët e partisë.

Ndërkohë, Li Keqiang pritet të marrë nesër postin e kryeministrit të Kinës, përmes një ceremonie. Ai do të zëvendësojë Wen Jiabaon.
XS
SM
MD
LG