Lidhje

Takim me dyer të mbyllura në Pekin


Drejtues të lartë të Partisë Komuniste janë mbledhur për të vendosur përfundimisht për transferimin e pushtetit tek një udhëheqje e re

Drejtues të lartë të Partisë komuniste kineze janë mbledhur mes masave të rrepta të sigurisë për një takim me dyer të mbyllura në Pekin, ku do të vendosin përfundimisht për transferimin e pushtetit tek një udhëheqje e re për dhjetë vitet e që zyrtarisht fillon javën e ardhshme.

Media shtetërore kineze, Xinhua tha se mbledhja e fundit e komitetit të 17-të Qëndror u hap sot. Në njoftimin e shkurtër thuhej se aty po diskutohet për ndryshimet në kushtetutën e partisë dhe për propozime të tjera.

Takimi, që pritet të zgjatë për rreth një javë, ka të ngjarë të rezultojë në përjashtimin zyrtar të politikanit të përfolur dhe ish anëtarit të byrosë politike Bo Xilai, i cili pritet të dalë së shpejti në gjyq nën akuzat për korrupsion dhe të tjera.

XS
SM
MD
LG