Lidhje

Përpjekjet e re e Kinës në hapësirë


Anija e hapësirës, Shenzhou-9 dhe ekuipazhi i saj prej tre vetash, mes tyre gruaja e parë kineze në hapësirë, u lidh me modulin Tiangong-1 sot herët në mëngjes

Tre astronautë kinezë hynë sot në një modul orbital eksperimental, një hap i ri ky në përpjekjet e Kinës për të ndërtuar një stacion të përhershëm në hapësirë. Anija e hapësirës, Shenzhou-9 dhe ekuipazhi i saj prej tre vetash, që përfshin e gruan e parë kineze në hapësirë, u lidh me modulin Tiangong-1 sot herët në mëngjes. Tre astronautët do të kalojnë në modul rreth 2 javë për të bërë eksperimente para se të kthehen në Tokë. Anija Shenzhou-9 u ngrit të shtunën nga një qendër lëshimi që ndodhet në Kinën veriperëndimore, pranë shkretëtirës së Gobit. Misioni i fundit i Kinës me njerëz në hapësirë u realizua në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG