Lidhje

Kinë-Rusi, marrëveshje për gazin


Pas një dekade negociatash, Kina dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje për gaz natyror me vlerë 400 miliardë dollarë.

Kontrata 30 vjeçare që u arrit sot në Shangai, parashikon që Rusia të dërgojë gaz nga Siberia me gazsjellës në Kinë. Pas ndërtimit të gazsjellësit, gazi mund të fillojë të dërgohet në vitin 2018.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping, morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes nga ekzekutivët e energjisë, që u shërben interesave politike të të dyja vendeve.

Rusia është përpjekur të gjejë treg për gazin jashtë Evropës, ku aleatët e Shteteve të Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër bashkëpunëtorëve kryesorë të Presidentit Putin dhe drejtuesve të korporatave, si kundërpërgjigje ndaj aneksimit të Krimesë nga Moska. Perëdinimi po paralajmëron për sanksione të mëtejshme nëse Rusia saboton zgjedhjet presidenciale të së dielës në Ukrainë.

Ndërkohë Kina, ekonomia e dytë më e madhe e botës, është përpjekur të ulë varësinë tek qymyri që shkakton ndotje të lartë, duke kaluar tek gazi natyror më i pastër për të zgjeruar ekonominë.

Kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom tha se marrëveshja ishte më e madhja që ka arritur ndonjëherë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG