Lidhje

Kina dhe SHBA zotohen për thellimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve

  • Stephanie Ho

Kina dhe SHBA zotohen për thellimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve

Kina dhe SHBA zotohen për thellimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve

Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë zotuar për thellimin e bashkëpunimit, ndërkohë që nënpresidentët e dy vendeve zhvillojnë takime në Pekin.

Nënpresidenti kinez Xi Jinping i dha një mirëpritje madhështore në Kinë homologut të tij amerikan, Joe Biden.
Udhëheqësi kinez theksoi se marrëdhëniet e mira në mes të Pekinit dhe Uashingtonit kanë ndikim global.
Nënpresidenti Xi tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë interesa dhe përgjegjësi të përbashkëta. Ai e përshkruajti këtë marrdhënie si “shpresën e përbashkët” të njerëzve në mbarë botën që të dy vendet të bashkëpunojnë ngushtë me njëri tjetrin.
Nënpresidenti Bajden premtoi angazhimin e Uashingtonit për këtë bashkëpunim.


“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në plan dhe do të vazhdojnë të jenë të angazhuara plotësisht në botë dhe ngjarjet e botës”.


Të dy udhëheqësit përshendetën një roje nderi ushtarake, pastaj zhvilluan diskutime të gjera që mund të kenë përfshirë kursin e këmbimit të monedhës së Kinës, Tajvanin, të drejtat e njeriut dhe çështje të tjera.

Mediat kineze kanë njoftuar se zyrtarët në Pekin pritet të lobojnë kundër një marrëveshje të propozuar për t’i shitur Tajvanit aeroplanë luftarakë F-16.
Analisti i Institutit Brookings, Cheng Li thotë se ai pret që Pekini gjithashtu të shprehë shqetësimin e tij në lidhje me gjendjen e ekonomisë amerikane. Kina ka në rezervat e saj mbi 1 trilionë dollarë në formë bonosh thesari, duke e bërë Kinën kredit-dhënësin më të madh të huaj të Uashingtonit.

“Ata duan t’u tregojnë Shteteve të Bashkuara se investimet tyre në Amerikë duhet të jenë të sigurta dhe Shtetet e Bashkuara duhet të kenë përgjegjësi. Dhe do t’u thonë atyre se ata shpresojnë që amerikanët nuk do t’i dëmtojnë interesat ekonomike të Kinës”.


Analisti Li tha se një nga qëllimet kryesore amerikane është ndërtimi i lidhjeve të mira me nënpresidentin XI, i cili pritet të marrë detyrën e Presidentit kinez në vitin 2013.

“Amerika dëshiron të krijojë lidhje të mira me nënpresidentin Xi Jinping pasi ai do të jetë pasarsdhësi i presidentit Hu Jintao pas rreth një viti dhe nënpresidenti XI do të vizitojë Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit të ardhshëm. Pra, kultivimi e një marrëdhënie të mirë, një lloj kuptimi personal ose edhe besimi, është vendimtar”.

Nënpresidenti Biden sot do të takohet me presidentin kinez Hu Jintao dhe kryeministrin Wen Jiabao.
Pastaj, të shtunën së bashku me nënpresidentin XI, ai do të udhëtojë në qytetin jugperëndimor kinez, Chengdu, ku do vizitojë zonat e shkatërruara nga një tërmet i vitit 2008.Listen

XS
SM
MD
LG