Lidhje

Kina komenton për çështjen e dronit amerikan


ilustrim i aftësive kartografuese të dronit nënujor
ilustrim i aftësive kartografuese të dronit nënujor

Kina akuzoi SHBA-në se ka ekzagjeruar kapjen e një mjeti nënujor të marinës amerikane në ujërat ndërkombëtare në Detin e Kinës Jugore, ndërsa ushtritë e të dyja vendeve po kontaktojnë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për situatën.

Pekini gjithashtu akuzoi Uashingtonin për dërgim të anijeve që survejojnë praninë ushtarake të Kinës. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës u shpreh se Kina e kundërshton këtë veprim me vendosmëri dhe kërkon që SHBA-ja të ndalojë aktivitete të tjera të ngjashme.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump e quajti në Twitter kapjen e dronit amerikan nga Kina, një akt të paprecedent.

XS
SM
MD
LG