Lidhje

Kina e hapur për dialog me Filipinet për çështjen e ishujve


Kina, e acaruar nga vendimi dhe Filipinet, të kënaqura me të, po shqyrtojnë mundësinë e dialogut, pas vendimit të djeshëm të gjykatës së arbitrazhit të OKB-së, që i hodhi poshtë pretendimet territoriale të Kinës mbi Detin e Kinës Jugore.

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi e kritikoi ashpër vendimin e djeshëm të gjykatës, i cili e quan të pabazë pretendimin e Kinës mbi një sipërfaqe detare prej 3.5 milionë kilometrash katrorë, ku kalojnë rrugë të rëndësishme detare, por po ashtu të pasur me naftë, gaz natyror.

Megjithatë, ministri i jashtëm la të hapur mundësinë e dialogut me Filipinet. Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Filipineve Perfecto Yasay e quajti vendimin historik, duke thënë se ai përbën një kontribut të rëndësishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve detare me Kinën. Po ashtu ai u bëri thirrje të gjitha palëve të tregohen të duruara dhe të matura.

Dialogu mund të ç’tensionojë situatën nga kërcënimet për luftë dhe t’i bëjë hapësirat detare mes dy vendeve të sigurta për anijet e transportit dhe industrinë e peshkimit. Po ashtu ai mund të ndihmojë në përmirësimin e imazhit të Kinës mes vendeve aziatike dhe Shteteve të Bashkuara që e shikojnë Kinën si një vend që demostron forcën në këtë mosmarrëveshje 40 vjeçare për Detin e Kinës Jugore.

XS
SM
MD
LG