Lidhje

Kina fillon festimet për Vitin e Dragoit

  • Zëri Amerikës

Kina fillon festimet për Vitin e Dragoit

Kina fillon festimet për Vitin e Dragoit

Kina ka filluar festimet për Vitin e Dragoit dhe atmosfera në gjithë vendin është elektrizuese. Figura dhe imitime dragojsh mund t’i shohësh kudo edhe në vendet më të pazakonta.

Në Shijiazghuang, kryeqyteti i provincës Hebei të Kinës, rrugët janë të mbushura me fenerë të kuq tradicionalë. Këto globe festive, thuhet se sjellin fat dhe lumturi për vitin e ri.

Shijiazghuang mendohet të ketë gjithsej tre milionë fenerë të kuq gati për të pritur vitin e ri hënor kinez.

Në Fuzhou, kryeqyteti i provincës lindore të Fuxhianit dragoi është vendosur në një ambient krejt origjinal, nën siperfaqen e detit. Në një akuarium publik, një dragua tetë metra i gjatë i cili mbahet në funksionim nga katër palombarë dhe noton me peshqit dhe breshkat e ujit.

Ndërsa në zona të tjera viti i ri hënor festohet me ceremoni tradicionale.

XS
SM
MD
LG