Lidhje

Misioni i ardhshëm i Kinës në hapësirë


Anija e hapësirës Shënxhou 10 doli sot nga linja e prodhimit në provincën Gansu dhe u drejtua për në pikën e nisjes në shkretëtirën e Gobit

Kina po bën përgatitjet përfundimtare për misionin e saj të ardhshëm me njerëz në hapësirë.

Anija e hapësirës Shënxhou 10 doli sot nga linja e prodhimit në provincën Gansu dhe u drejtua për në pikën e nisjes në shkretëtirën e Gobit. Agjencia shtetëtore e lajmeve Sinhua tha se anija do të niset në hapësirë nga mesi i qershorit.

Ekuipazhi prej tre vetash do të ankorohet me laboratorin eksperimental Tiangung -1 në hapësirë. Misioni është një provë e synimit të Kinës për të vendosur një stacion të saj të plotë funksional në hapësirë.

Anija Shenxhou 10 do të jetë misioni i pestë i Kinës me njerëz në hapësirë që nga viti 2003.

XS
SM
MD
LG