Lidhje

Kina kritikon SHBA për sanksionet ndaj Iranit


Kina kritikon SHBA për sanksionet ndaj Iranit
Kina kritikon SHBA për sanksionet ndaj Iranit

Kina kritikoi ashpër sot Shtetet e Bashkuara për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit për programin e debatueshëm bërthamor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hong Lei u tha gazetarëve në Pekin se dialogu dhe negociatat – dhe jo sanksionet- janë mënyra më e mirë për të zbutur tensionet dhe për të zgjidhur paqartësitë.

Ai bëri me dije se Kina ka me Iranin marrëdhënie “të rregullta, të hapura e transparente në fushën e ekonomisë dhe në atë energjetike me Iranin”, të cilat janë të ndërsjella, nuk shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe nuk prekin interesat e palëve të treta. Prandaj tha ai, këto marrëdhënie dypalëshe nuk do to preken nga sanksionet e fundit.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën një raund të ri sanksionesh kundër institucioneve financiare që bashkëpunojnë me Bankën Qendrore të Iranit. Kjo lëvizje mund të ndikojë në shitjen e naftës iraniane në tregjet ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG