Lidhje

120 vjetori i lindjes së Mao Ce Dunit


Kina përkujtoi me aktivitete të kufizuara 120 vjetorin e lindjes së Mao Ce Dunit, themeluesit të Republikës Popullore të Kinës.

Presidenti Xi Jinping dhe gjashtë anëtarët e tjerë të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike – elita e Partisë Komuniste – bënë homazhe në mauzoleun e Maos në sheshin Tiananmen, duke u përkulur tri herë para një statuje të tij.

Por në një fjalim përpara udhëheqësve të partisë, presidenti Xi pranoi se Maoja ka bërë gabime, megjithëse shtoi se themeluesit e vendit nuk duhet të gjykohen në bazë të standardeve të sotme.

Përkrahësit e Maos, shumica të moshuar, thonë se ai ndihmoi në çlirimin e Kinës nga ndikimi i huaj, e nxorri atë nga kaosi dhe krijoi një shtet të unifikuar.

Por të tjerë e kritikojnë Maon si shkaktar të vdekjes së dhjetra miliona njerëzve si pasojë e ekesperimenteve të tij sociale në shkallë të gjerë, siç ishte Revolucioni i Madh Kulturor.
XS
SM
MD
LG