Lidhje

Kina mohon të ketë përdorur teknologjinë amerikane për avionin e ri

  • Zëri Amerikës

Kina mohon të ketë përdorur teknologjinë amerikane për avionin e ri

Kina mohon të ketë përdorur teknologjinë amerikane për avionin e ri

Media shtetërore në Kinë i hodhi poshtë njoftimet se teknologjia e përdorur në avionin e ri të padiktueshëm nga radarët mund të jenë bazuar tek pjesë që avioni luftarak që e u rrëzua mbi Serbi, duke cituar zyrtarët të cilët e hedhin poshtë idenë si një përfolje të medias së huaj.

Gazeta Global Times po ashtu citon një pilot të ketë thënë se avioni i tipit J-20 është shumë më i sofistikuar se ai Nighthawk F-117, i cili u qëllua dhe u rrëzua në vitin 1999.

Media citonte ish ministrin kroat të mbrojtjes, të ketë thënë se agjentët kinezë nxituan të blinin pjesët e avionit të rrëzuar nga fshatarët lokalë, pasi atë e rrëzuan gjatë bombardimeve në luftën e Kosovës.

Admirali kroat tha se mendonte që inxhinierët kishin studjuar pjesë të avionit për të ndërtuar teknologjinë e avionit të padiktueshëm nga radarët, apo sisteme të tjera.

Por një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes që citohet nga Global Times, tha se nuk është hera e parë që media e huaj përflet teknologjinë e re ushtarake kineze të pazbuluar në publik dhe se nuk ka kuptim t’u përgjigjesh këtyre spekulimeve.

XS
SM
MD
LG