Lidhje

Kina ndërton modulin e parë të një stacioni të përhershëm hapësinor

  • Zëri Amerikës

Kina thotë se ka përfunduar ndërtimin e modulit të parë të një stacioni të përhershëm hapësinor dhe po e teston sistemin para se ta lëshojë në orbitë vitin tjetër. Zyrtarët thanë sot se moduli Tiangong-1 do të duhet të kalojë nëpër një sërë testimesh elektrike, termike dhe mekanike para se të dërgohet në orbitë në vitin 2011. Një anije pa njerëz, ShënXhou-8 do të lëshohet nga fundi i vitit tjetër dhe do të ankorohet me stacionin orbital Tiangong-1. Ky do të ishte ankorimi i parë i realizuar nga Kona në hapësirë. Nëse ankorimi bëhet me sukses, në orbitë do të dërgohen misione me njerëz të cilët do të jetojnë dhe punojnë në stacionin e hapësirës. Kina thotë se astronautët kanë filluar të stërviten për misionin me njerëz i cili mund të përfshijë astronauten e parë grua të vendit.

XS
SM
MD
LG