Lidhje

Kina: Imazhe të mbetjeve të avionit malejzian


Kina ka publikuar imazhe satelitore ku duken objekte që pluskojnë mbi detin e Kinës së Jugut, të cilat mendohet të jenë mbetje të avionit të shoqërisë ajrore Malaysia Airlines.

Media zyrtare kineze citon një deklaratë të qeverisë sipas së cilës pamjet satelitore u morën të dielën, një ditë pasi avioni i tipit Boeing 777 u zhduk. Pamjet u bënë publike dje.

Në këtë pamje duken tre objekte të mëdha në ujërat mes Malejzisë dhe pjesës jugore të Vjetnamit, si dhe trajektorja origjinale e avionit. Nuk është e qartë se çfarë pjese e avionit mund të jetë mbi det dhe askush i përfshirë në procesin hetimor nuk ka konfirmuar nëse këto objekte i përkasin avionit.

Avioni i shoqërisë Malaysia Airlines nr. 370 u zhduk të shtunën herët gjatë një fluturimi nga Kuala Lumpur drejt Pekinit me 239 vetë në bord.
XS
SM
MD
LG