Lidhje

Kina paralajmëron Korenë e Veriut


Koreja e Veriut hodhi sot poshtë rezolutën e Kombeve të Bashkuara që dënonte Phenianin për hedhjen e dështuar të raketës dhe u zotua se do të vazhdojë të përpiqet që të hedhë një raketë me rreze të gjatë veprimi npë hapësirë për të dërguar një satelit në orbitë.

Ministria e Jashtme koreano-veriore këmbënguli se Pheniani kishte të drejtë ligjërisht që të hidhte raketën javën e kaluar, për të cilën thotë se po dërgonte një satelit për motin në orbitë. Raketa u prish dhe ra në Detin e Verdhë dhe ky veprim u u kritikua nga OKB-ja, Kina, SHBA, Japonia dhe Bashkimi Evropian.

Kritikët akuzuan Korenë e Veriut se e kishte përdorur skenarin e satelitit si pretekst për të bërë provë me teknologji balistike që ndalohet nga rezolutat e OKB-së.

XS
SM
MD
LG