Lidhje

Kina paralajmëron SHBA të mos zhvillojë takime zyrtare me Dalai Lamën

  • Zëri Amerikës

Kina paralajmëron SHBA të mos zhvillojë takime zyrtare me Dalai Lamën

Kina paralajmëron SHBA të mos zhvillojë takime zyrtare me Dalai Lamën

Kina paralajmëroi Shtetet e Bashkaura që të mos zhvillojnë takime zyrtare me Dalai Lamën, i cili ndodhet në Uashington në kuadër të një rituali 11 ditor meditimi.

Zëdhënësi i ministri së Jashtme kineze, Hong Lei tha sot se Kina është kundër çdo nxitjeje nga ana e qeverive të huaja, që synojnë "ndarjen e atdheut". Kina e akuzon Dalai Lamën se mbështet ndarjen e Tibetit nga Kina.

Dalai Lama festoi dje 76 vjetorin e ditëlindjes në Shtetet e Bashkuara, ku në kryeqytetin Uashington, tha se ndjehet krenar këtë vit që po vë në praktikë bindjet e tij për ndarjen e fesë nga politika. Në mars ai hoqi dorë nga roli i udhëheqësit politik të qeverisë tibetiane në mërgim.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se zyrtarë të tij u takuan me Dalai Lamën të martën për të diskutuar mbështetjen e Amerikës për Tibetin. Dalai Lama ka në plan të takohet edhe me një numër zyrtarësh të lartë në Uashington. Nuk është planifikuar ende ndonjë takim zyrtar me Presidentin Barak Obama. Dalai Lama mbërriti në Uashington të martën për ritualin e Kalachakras, që po zhvillohet për herë të parë në kryeqytetin amerikan. Këto 10 ditë meditimi dhe mësime shpirtërore synojnë të nxisin qetësi të brendshme dhe të reduktojnë konfliktet në botë.

XS
SM
MD
LG