Lidhje

Kina premton ndihmë për euron

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Kina premton ndihmë për euron

Kina premton ndihmë për euron

Kina i ka dhënë shtysë monedhës së përbashkët evropiane në vështirësi gjatë një vizite në Pekin të dy udhëheqësve të lartë të Bashkimit Evropian.

Shefi i Bankës Qëndrore Zhou Xiaochuan tha sot se Kina ka besim tek euroja dhe do të vazhdojë të investojë në letrat me vlerë dhe instrumentat e tjerë të publikuara nga vendet e BE-së.

"Pala kineze do të vazhdojë të investojë në letrat me vlerë të vendeve të BE-së me parimet e sigurisë, likuiditetit dhe ruajtjes së vlerës. Ne do të jemi më të përfshirë në zgjidhjen e problemeve të borxhit perms disa kanaleve të mundshme si FMN-ja, Fondi Evropian për Stabilitetin Financiar dhe atë të Mekanizmit të Stabilizimit që do të vendoset së shpejti."

Megjithëse nuk bëri asnjë angazhim specifik, Zhou sugjeroi se Kina do të punojë perms Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe dy fondeve evropiane të shpëtimit për të ndihmuar monedhën në vështirësi. Deklarata ritheksoi një sugjerim të bërë një ditë më pare nga kryeministri kinez Ven Gjiabao.

Komentet ndihmuan në ngritjen e euros në tregjet ndërkombëtare dhe u mirëpritën nga udhëheqësit evropian që janë në Pekin për takimin vjetor të nivelit të lartë.

Jose Manuel Barroso, president i Komisionit Evropian, tha se udhëheqësit evropianë kanë ndërmarr një numër hapash për të stabilizuar euron dhe për të përmirësuar konkurrencën në rajon.

"Ne kemi marrë vendime të rëndësishme për të zgjidhur problemet e borxhit dhe për të forcuar qeverisjen ekonomike në eurozonë për të përmirësuar kontrollin financiar, stabilizuar financat publike dhe për të zbatuar reformat ë nevojshme strukturore dhe për të përmirësuar konkurrencën tonë."

Udhëheqësit evropianë I kërkuan fillimisht ndihmë vitin e kaluar Kinës, e cila ka rezervat më të mëdha të monedhave të huaja në botë, ndërsa vendet evropiane u zhytën në krizën e borxheve.

Qysh atëhere, Kina ka vazhduar të investojë në borxhin evropian me të njëjtin ritëm si më parë, por me gjithë sigurinë e përsëritur, ka qënë e ngadaltë për t’u angazhuar në masa specifike.

Herman Van Rompuy, President i Këshillit Evropian i tha homologëve të tij kinez se një monedhë e qëndrueshme evropiane është në interesin e të dyja palëve.

"Fjala kyçe në marrëdhëniet BE-Kinë është bashkëpunimi dhe jo rivaliteti. Kjo e bën partneritetin tone specific. Ne duam të jetojmë në një botë jo të dominuar nga një monedhë e vetme dhe kjo është arsyeja që një monedhë për Evropën është jetësore edhe për ju."

Van Rompuy u tha gjithashtu kinezëve se udhëheqësit politik evropianë janë të vendosur ta mbajnë euron të paprekur.

XS
SM
MD
LG