Lidhje

Kina thekson pretendimet e saj territoriale në reklamë


Kina ka publikuar një reklamë dy-faqëshe me ngjyra në gazetën The New York Times, ku i del në mbrojtje pretendimit që ka ky vend për disa ishuj të Kinës Lindore. Atje thuhet se Kina ka sovranitet të padiskutueshëm tek ishujt Diayou.

Këto ishuj dhe formacione shkëmbore janë në qendër të debatit shumëvjeçar mes Kinës dhe Japonisë, ku ata njihen si ishujt Senkaku. Kjo mosmarrëveshje ka errësuar 40-vjetorin e rifillimit të marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve.

Në reklamën e botuar në New York Times thuhet se referenca më e hershme historike ndaj ishujve Diaoyu gjendet në një libër udhëtimesh të botuar në Kinë në vitin 1403. Kjo reklamë, e cila duket qartë se është një përpjekje për të ndryshuar opinionin publik amerikan lidhur me mosmarrëveshjen për pronësisnë e ishujve, ka kushtutar rreth 250 mijë dollarë.
XS
SM
MD
LG