Lidhje

Kina rrit normat e interesit dhe depozitave

  • Zëri Amerikës

Kina rrit normat e interesit dhe depozitave

Kina rrit normat e interesit dhe depozitave

Banka Qendrore e Kinës ndërmori një hap për të frenuar huamarrjen dhe kontrolluar inflacionin përmes rritjes së normave kryesore të interesit me rreth 0.25 përqind. Është hera e dytë në muajt e fundit që Banka Popullore e Kinës rrit normat e interesit. Banka tha sot se do të rrisë interesin për huatë një vjeçare si dhe ato për depozitat me nga 0.25 përqind secilën. Kjo do të bëjë që huatë një vjeçare të kenë një interes prej 5.81 përqind ndërsa interesi i depozitave të arrijë në 2.75 përqind. Kina e rriti interesin bankar në tetor për herë të parë pas afro tre vjetësh. Norma e re e interesit do të hyjë në fuqi të dielën.

XS
SM
MD
LG