Lidhje

Kina, Rusia përdorin spiunazhin kompjuterik për të vjedhur sekrete të Amerikës

  • Zëri Amerikës

Kina, Rusia përdorin spiunazhin kompjuterik për të vjedhur sekrete të Amerikës

Kina, Rusia përdorin spiunazhin kompjuterik për të vjedhur sekrete të Amerikës

Një raport i ri i shërbimit të zbulimit amerikan thotë se Kina dhe Rusia janë duke përdorur spiunazhin kompjuterik për të vjedhur sekretet tregëtare dhe teknologjike të Shteteve të Bashkuara, në ndihmë të rritjes së ekonomive të tyre.

Raporti thotë se shërbimet kineze dhe ruse të zbulimit kanë grabitur sasi të mëdha të dhënash studimore dhe zhvillimi të teknologjisë së lartë amerikane, duke vënë në rrezik serioz dhe të vazhdueshëm sigurinë ekonomike të Shteteve të Bashkuara.

Raporti për Kongresin, i titulluar “Shërbimet e huaja të spiunazhit vjedhin sekrete ekonomike në mënyrë kompjuterike”, del në përfundimin se Kina dhe Rusia janë “mbledhësit më të ashpër” të informacioneve ekonomike dhe teknologjike.

Spiunazhi ekonomik kompjuterik po përqëndrohet në elementët kyç të ekonomisë amerikane, si teknologjia e informacionit, teknologjia ushtarake, energjia e pastër dhe teknologjia mjekësore.

XS
SM
MD
LG