Lidhje

Intensifikohet debati politik në Kinë


Media zyrtare në Kinë botoi kohët e fundit disa artikuj ku paralajmërohej kundër ngritjes së një sistemi politik kushtetues të mbështetur tek sistemi politik perëndimor. Analistët thonë se ky është një reagim ndaj kërkesës në rritje të publikut për një sistem politik që e vendos Partinë Komuniste nën rendin ligjor dhe jo mbi të. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Natalie Liu njofton nga Uashingtoni:

Agjencia shtetërore e lajmeve e Kinës Hsinua, botoi një shkrim më 1 gusht ku thuhej se nëse Kina përfshihet nga trazirat, ajo do të përfundonte në një situatë më tragjike sesa Bashkimi Sovjetik. Artikuj të tjerë, u botuan në faqen e parë të gazetës “People’s Daily”pak ditë më pas, duke paralajmëruar për rreziqet që do të paraqiste një sistem politik i stilit amerikan për Kinën.

Në këto artikuj, autori flet për një kushtetutë amerikane kundërthënëse qëpredikon liri dhe demokraci, por që shërben kryesisht për të mbrojtur kapitalistët, në kurriz të njerëzve tëthjeshtë. Ai akuzon se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik u shkaktua pjesërisht nga vendimi i disa prej udhëheqësve kryesorë si Boris Yeltsin dhe Mikhail Gorbaçovpër të bërë ndryshime rrënjësore, nën maskën e “demokracisë kushtetuese”.

Autorët e këtyrë shkrimeve nuk ishin emra shumë të njohur por analistët thonë se artikujt përfaqësojnë mendimin e të paktën disa udhëheqësve kinezë, ndoshta përfshirë Presidentin Xi Jinping.

Hu Ping është redaktor i revistës“Bejing Spring”, një botim që del në Nju Jork dhe i kushtohet diskutimeve për politikën kineze.

“Është e qartë se artikulli i botuar në Hsinua dhe shkrimet e botuara në “People’s Daily” dhe “Global Times” që sulmojnë kushtetueshmërinë dhe demokracinë, nuk janë shprehje e një anëtari të vetëm të Partisë Komuniste. Kjo mund të shihet se një pasqyrim i mënyrës së të mënduarit të zotit Xi”.

Zoti Hu paraqet përkufizimin e tij të demokracisë kushtetuese, sistemit politik të kritikuar në artikuj.

“Shpjegimi më i thjeshtëështë se ky është një sistem që vendos kufizime ndaj autoriteteve qeverisëse, ndërsa lejon hapësirë për liritë e qytetarëve. Pra që vendos një kufi të qartë mes të drejtave të qeverisë dhe atyrë të qytetarëve”.

Arthur Waldron, profesor i historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Pensilvanisë, thotë se artikujt u botuan sepse elementë brenda Kinës po kërkojnë më shumë demokraci.

“Kishte një sërë artikujsh që sulmonin kushtetutën amerikane, dhe i vetmi shpjegim është se kjo ndodh pasi dikush po flet për Kushtetutën amerikane. Artikujt në shtypin kinez nuk dalin rastësisht”.

Cheng Li, studiues i çështjeve të Kinës në Institutin Brookings, thotë se debati politik përkon me rishfaqjen e problemeve shoqërore në Kinë, mes shenjave të dobësimit të ekonomisë. Ai thotë se artikujt janë alarmues, edhe nëse nuk janë miratuar personalisht nga zoti Xi.

“Eshtë mjaft shqetësuese. Një sistem politik kushtetues, është një koncept që e mbështesin të gjithë. Nëse udhëheqësit e Kinës nuk kanë vullnetin as të bëjnë një kompromis, apo të respektojnë një sistem politik mbështetur tek kushtetuta, atëherë ata e vendosin veten në anën e gabuar të historisë”.

Profesor Waldron thotë se ende nuk është e qartë nëse udhëheqësit e Kinës kanë forcën dhe vizionin që tëçojnë deri në fund transformimin kombëtar të filluar pas vdekjes së kryetarit Mao Ce Dun.

“Siç e kam thënë edhe herë të tjera, përsa i përket reformave pas Maos, në fillim u bënë gjërat më të thjeshta dhe shumë prej tyre sollën përfitime të mëdha. Tani atyre u duhet të përballen me 10 për qind të problemeve më të vështira që do të përcaktojnë nëse përpjekja për një vend vërtet funksional do të jetë e suksesshme”.

Është ende herët të parashikohet se në ç’drejtim do ta çojë zoti Xi vendin. Por ajo qëështë e qartë, është se Partia Komuniste duket e shqetësuar nga debati për të ardhmen e Kinës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG