Lidhje

Kina: Stërvitje të përbashkëta me Rusinë


Kina thotë se do të mbajë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë këtë muaj në Detin e Kinës Lindore, ku Pekini është i përfshirë në një mosmarrëveshje territoriale me Japoninë.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës thuhet se “stërvitjet e rregullta” do të fillojnë në fund të majit në brigjet e Shangait, në Veri të zonës së debatueshme. Kina dhe Japonia kanë prej kohësh një mosmarrëveshje lidhur me disa ishuj të pabanuar që rrethohen nga burime të gjera natyrore dhe rrugë detare strategjike transporti.

Mosmarrëveshja u ahspërsua në vitin 2012 kur Japonia bleu disa nga ishujt. Kina reagoi duke shtuar patrullimet.
XS
SM
MD
LG