Lidhje

33 të vrarë në sulme me thikë në Kinë


Të paktën 33 vetë, përfshi 29 viktima dhe 4 sulmues gjetën vdekjen dhe mbi 130 të tjerë u plagosën në një incident të dhunshëm në Kinë.

10 sulmues të paidentifikuar të veshur me të zeza kryen një sulm në një stacion treni në qytetin jugor Kunming.

Policia qëlloi për vdekje katër nga autorët e sulmit ndërsa ndaloi një tjetër. Fotografi nga skena e ngjarjes tregojnë trupa të përgjakur në dyshemenë e stacionit.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë dhe motivet e sulmit janë të panjohura. Kina ka fajësuar separatistët ekstremist islamik nga provinca perendimore Xinjiang për sulmin.
XS
SM
MD
LG