Lidhje

Vazhdojnë kërkimet në Sichaun të Kinës pas tërmetit


Pas tërmetit të së shtunës, media shtetërore tha se pjesët më të goditura në zonën Lushan, ishin të pakalueshme dhe shërbimi telefonik nuk funksiononte

Skuadrat e shpëtimit po përparojnë në kërkimet që po kryejnë në zonat e provincës Sichaun në Kinë, ku një tërmet i fuqishëm shkaktoi vdekjen e rreth 200 njerëzve dhe plagosjen e më shumë se 11 mijë të tjerëve.

Pas tërmetit të së shtunës, media shtetërore tha se pjesët më të goditura rëndë prej tij në zonën Lushan, ishin të pakalueshme dhe shërbimi telefonik nuk funksiononte.

Gjithsesi, pjestarët e ekipeve të kërkimit kanë përdorur dinamitin në rrugët kombëtare, për të pastruar mbetjet e rrëshkitjeve të dheut, dhe duke lejuar pajisjet e rënda që të mbërrijnë në zonat e prekura nga tërmeti. Energjia elektrike dhe shërbimi i telefonisë u rikthye për mijëra njerëz.

Mijëra njerëz të zhvendosur nga zonat e tërmetit po jetojnë nëpër çadra që janë ngritur nga Kryqi i Kuq. Të pastrehve u është shpërndarë ushqim dhe ujë.

Agjencia e lajmeve kineze Xinua thotë se punonjësit e ekipeve të shpëtimit dje shpëtun 9 persona që kishin mbetur nën rrënoja në zonën malore të Lushanit. Më i moshuari mes të mbijetuarëve ishte 85 vjeç, ndërsa më i vogli ishte një fëmijë dy vjeçar.
XS
SM
MD
LG