Lidhje

Kina thekson besimin, duke anashkaluar mosmarrveshjet me SHBA-në


Kina thekson besimin, duke anashkaluar mosmarrveshjet me SHBA-në
Kina thekson besimin, duke anashkaluar mosmarrveshjet me SHBA-në

Zëvendës Presidenti Xi Jinpingdo të vizitojë Uashingtonin javën e ardhshme (14 shkurt). Njeriu që mendohet se mund të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i Kinës vjen në Shtetet e Bashkuara në një kohë mosmarrëveshjesh të rëndësishme me Uashingtonin, në lidhje me Sirinë dhe Tibetin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Stephanie Ho njofton nga Pekini se zyrtarët kinezë shpresojnë që kjo vizitë të përmirësojë marrëdhëniet midis dy shteteve.

Gjatë takimeve të fundit të nivelit të lartë, Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë theksuar se është shumë e rëndësishme që dy vendet të punojnë së bashku. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Liu Weimin e theksoi sërish një gjë të tillë, kur foli mbi vizitën e javës së ardhshme të Zëvendës Presidentit Xi Jinping në Shtetet e Bashkuara.

"Ai tha se Kina shpreson se vizita do të rrisë besimin e ndërsjelltë strategjik, do të shtojë bashkëpunimin konkret, do të thellojë miqësinë midis popujve dhe, çfarë është më e rëndësishme, do të ruajë atë që ai quajti “një zhvillim i qëndrueshëm dhe i shëndetshëm i marrëdhënieve amerikano-kineze.”

Gjatë një fjalimi të transmetuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme kineze, Zëvendës Ministri i Jashtëm Cui Tiankai foli mbi një “mungesë besimi” midis Kinës dhe SHBA-së. Zoti Cui tha se analistët preferojnë të vënë theksin tek mosmarrëveshjet midis dy vendeve, pavarësisht lidhjeve ekonomike dhe politike që po përforcohen.

Kohët e fundit, Kina iu bashkua Rusisë duke vënë veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Sirinë, e cila mbështetej ngsa Shtetet e Bashkuara.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton e quajti veton e dy vendeve “një farsë”. Gazetarët e pyetën zëdhënësin kinez nëse ndryshimet serioze të opinioneve midis Pekinit dhe Uashingtonit do të errësonin vizitën e zotit Xi.

"Ai tha se ndryshime midis dy kombeve më të mëdha, një i zhvilluar dhe tjetri në zhvillim, janë normale. Ai shtoi se ajo që është e rëndësishme është që të dyja vendet, kur shkëmbejnë qëndrimet e tyre, ta trajtojnë njëra tjetrën me respekt dhe si të barabarta."

Zoti Xi pritet të konfirmohet si zyrtari më i lartë i Kinës gjatë këtij viti, dhe synimi i këtij udhëtimi është prezantimi i tij me Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës. Pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, më 14 shkurt, ai do të shkojë në Ajova dhe Kaliforni.

Udhëheqësi kinez po viziton Shtetet e Bashkuara në një vit të nxehtë politik, kur kandidatët amerikanë për president po akuzojnë Kinën për veprime të padrejta tregëtare dhe për manipulime të monedhës së saj, duke dëmtuar ekonominë e Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG