Lidhje

Kina për patrullimin e ujrave teritoriale


Një gjeneral kinez tha se luftanijet do të vazhdojnë të patrullojnë ujrat ku Pekini ka pretendime territoriale, megjithë mosmarrëveshjet me vende të tjera aziatike.

Duke folur në konferencën vjetore të sigurisë në Singapor sot, general-lejtnanti Ki Jianguo, zëvendës shefi i Ushtrisë Popullore Çlirimtare, tha se Pekini e sheh Detin e Kinës Lindore dhe Detin të Kinës Jugore pjesë të sovranitetit kinez.

Ki i tha delegatëve se luftanijet kineze dhe aktivitetet patrulluese janë totalisht legjitime dhe të padiskutueshme.

Kina është përzjer në mosmarrëveshje territorial me Japoninë, Vietnamin, Filipinet, Brunein dhe Malajzinë mbi ishujt e pasur me burime në dy detet.
XS
SM
MD
LG