Lidhje

Përfshirja e Kinës në Ukrainë


Ish-Presidenti Janukoviç dhe Presidenti kinez Xi Jinping

Ish-Presidenti Janukoviç dhe Presidenti kinez Xi Jinping

Trazirat politike në Ukrainë janë parë nga shumë si, ndër të tjera, një betejë për ndikim mes Rusisë dhe Perëndimit. Edhe udhëheqësit e Kinës janë gjithashtu duke ndjekur zhvillimet politike në vendin lindor të Evropës.

Protestat shpërthyen në Ukrainë kur ish presidenti Viktor Yanukovych refuzoi një marrëveshje tregëtare me Bashkimin Evropian në favor të një ndihme nga Rusia. Tani me një president të përkohshën pro-perendimor, lufta mes Lindjes dhe Perëndimit për Ukrainën vazhdon dhe Kina duke e vendosur të qëndrojë larg përleshjes.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying, tha se Kina kërkon të krijojë një partneritet strategjik me Ukrainën dhe të punojë me të për ta ndihmuar ekonomikisht.

Vendi me mungesë kapitali kërkon shpëtim ekonomik. Kina premtoi 8 miliardë dollarë ndihma gjatë një vizite të ish presidentit Yanukovych në dhjetor në Pekin. Kjo ishte përveç 10 miliardë dollarëve që Kina kishte investuar më parë në Ukrainë.

Ukraina u është përgjigjur këtyre ofertave me marrëveshje për t’i shitur Kinës tokë dhe armë me kushte shumë të favorshme. Në vitin 2012, Ukraina u bë eksportuesja e katërt më e madhe armëve në botë, me shumicën e eksporteve që shkoi për Kinën. Aeroplanmbajtësja e parë kineze, Liaoning, u ndërtua në Ukrainë.

Vitin e kaluar, Ukraina ra dakort të jepte me qera 5 përqind të tokës së saj për Kinën për të kultivuar drithëra dhe për të rritur derra që do t’i shiteshin kompanive shtetërore kineze. Si pjesë e marrëveshjes, Kina premtoi të ndërtojë një autostradë dhe ura në Ukrainë.

Bill Bishop është analist i specializuar për marrëdhëniet me Kinën. Ai thotë se ndërsa Kina vëzhgon trazirat politike në Ukraninë për mënyrën se si do të ndikojnë në marrëveshjet e saj të tregëtisë me këtë vend, ajo po studion gjithashtu revolucionin ukrainas për një arsye tjetër – për të mësuar si të sshmangë protesta të ngjashme në tokën e saj.

“Mësimi tjetër është shumë i qartë – duhet të kesh shërbime të forta dhe të guximshme sigurimi dhe duhet të shtypësh çdo gjë, edhe grumbullimin më të vogël.”

Mes të tjerave, ishte ekonomia e dobët dhe korrupsioni i zyrtarëve që nxiti protestat në Ukrainë. Udhëheqësit kinezë kanë premtuar tashmë të rrisin ekonominë dhe kanë ndërmarë një fushatë për të luftuar korrupsionin. Ndërsa këto probleme ende ekzistojnë në Kinë, zoti Bishop thotë se revolucioni ukrainas mund të mos frymëzojë qytetarët kinezë të ndërmarrin protesta massive. Ai thotë se Kina ka lejuar transmetim të pacensuruar të protestave në Ukrainë.

“Ka qënë interesante të shohësh sesi i kanë lejuar transmetimet të vazhdojnë dhe mendoj se një arsye është se Kievi është rrëmujë, dhe shumica e popullit kinez nuk duan të jetojnë në rrëmujë.”

Ukraina ka në plan të zhvillojë zgjedhjeve presidenciale më 25 maj.
XS
SM
MD
LG