Lidhje

Kina planifikon rritje 7% të buxhetit të mbrojtjes


Kina thotë se do të rrisë buxhetin e mbrojtjes me rreth shtatë për qind këtë vit, duke shënuar vitin e dytë radhazi me një rritje nën 10 për qind.

Shifra e saktë për shpenzimet e mbrojtjes për vitin 2017 do të dalë të dielën kur parlamenti kinez fillon sesionin e tij vjetor.

Vendet fqinje me Kinës po e ndjekin me shqetësim aktivitetin ushtarak të Pekinit pas zgjerimit të shpejtë të pranisë kineze në Detin e Kinës Jugore, ku Pekini ka krijuar ishuj artificialë të përshtatshëm për të ngritur struktura ushtarake.

Zëdhënësja e parlamentit, Fu Ying u përpoq për të hequr çdo dyshim duke thënë se Kina nuk është burim lufrash.

Lajmet mbi buxhetin ushtarak të Kinës vijnë vetëm disa ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA-së - fuqia më e madhe ushtarake në botë - do të rriste shpenzimet e saj ushtarake me 10 për qind, edhe pse vendi fillon t’i japë fund operacioneve luftarake në Afganistan dhe Irak.

XS
SM
MD
LG