Lidhje

Kinë: 119 të vdekur nga zjarri në një pulari


Zjarri filloi rreth orës 6 të mëngjesit, kur në ndërtesë kishte më shumë se 300 punëtorë

Media shtetërore kineze tha se zjarri që përfshiu një pulari në pjesën verilindore të vendit ka lënë të vdekur të paktën 119 persona, një nga incidentet më të rënda të këtij lloji në disa vite.

Zjarri filloi rreth orës 6 të mëngjesit, kur në ndërtesë kishte më shumë se 300 punëtorë.

Lajmet citojnë dëshmitarë dhe zyrtarë që thonë se një rrjedhje kimike mund të ketë shkaktuar disa shpërthime që sollën zjarrin.

Agjecia shtetërore e lajmeve Sinhua tha se rreth 100 punonjës arritën të largohen, por të tjerët u bllokuan nga një portë e mbyllur. Nuk është e qartë sesa ishte numri i punëtorëve në ndërtesë.

Sinhua tha se struktura e brendshme e kompleksit dhe daljet e ngushta i kanë vështirësuar përpjekjet e shpëtimit. Më shumë se 500 zjarrëfikës u dërguan në vendngjarje dhe e vunë zjarrin nën kontroll pas disa orësh.

XS
SM
MD
LG