Lidhje

Kina shton kontrollin mbi internetin

  • Zëri Amerikës

Kina shton kontrollin mbi internetin

Kina shton kontrollin mbi internetin

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua

Media shtetërore kineze thotë se drejtuesit e kompanive më të mëdha të internetit në Kinë kanë rënë dakort që të ndihmojnë qeverinë komuniste për të ndaluar “përhapjen e informacionit të dëmshëm” në faqet e internetit.

Agjencia shtetërore kineze Xinhua thotë se marrëveshja u arrit dje mbas bisedimeve tre ditore në Pekin ku morën pjesë krerët e gjigandit tregtar Alibaba, faqes këkimore në internet Baidu dhe portalin online Sina.

Sipas kësaj agjencisë Xinhua kompanitë teknologjike kanë rënë dakort që të sigurojnë përhapjen e informacioneve positive në Internet dhe të frenojnë vendosmërisht në internet thashethemet, pornografinë, mashtrimin dhe informacione të tjera që cilësohen si “të dëmshme” për shtetin.

Zyrta shtetërore Kineze e Internetit ishte organizuesja e këtij takimi.

Sipas agjncisë Xinhua ministri kinez i teknologjisë tha se kompanitë e Internetit mund të rrisin gjithashtu investimet e tyre “në fushën e survejimeve”.

XS
SM
MD
LG