Lidhje

Kinë: 11 të vrarë dhe mbi 90 të plagosur në një aksident hekurudhor


Kinë: 11 të vrarë dhe mbi 90 të plagosur në një aksident hekurudhor
Kinë: 11 të vrarë dhe mbi 90 të plagosur në një aksident hekurudhor

Në Kinë, një shkëndijë ndërpreu rrymën elektrike në një tren me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar një përplasje dhe daljen nga shinat që vranë të paktën 11 persona dhe plagosën gati 90 të tjerë.

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua tha se një tren i vjetër tradicional u godit nga shkëndija sot në mbërmje ndërsa udhëtonte mes kryeqytetit provincial Hangzhou në Wenzhou të provincës Zhejiang.

Ata thanë se treni i dëmtuar më pas u godit nga një tren i shpejtësisë së lartë, duke i detyruar të dy të dilnin nga shinat. Dëshmitarët thanë se ekipet e shpëtimit po nxjerrin viktimat nga vagonët që dollën nga shinat.

Kina ka shpenzuar miliarda dollarë për të lidhur qytetet me trena të shpejtësisë së lartë por kjo është hera e dytë gjatë javëve të fundit që stuhitë kanë shkaktuar probleme.

XS
SM
MD
LG