Lidhje

Kinë: 36 të vdekur nga një aksident rrugor


Një kamion-cisternë me metanol u përplas me një autobus pranë qytetit verior Janan në provincën Shaaxi

Zyrtarët në Kinë thonë se një kamion-cisternë me metanol u përplas me një autobus, duke shpërthyer dhe duke vrarë të paktën 36 njerëz.

Media shtetërore kineze njoftoi se të dy automjetet u përfshinë nga flakët në orët e para të mëngjesit sot pranë qytetit verior Janan në provincën Shaaxi.

Vetëm 3 nga të 39 pasagjerët që ndodheshin në autobus mundën të shpëtojnë nga ky aksident. Aksidentet rrugore janë diçka e zakonshme në Kinë, ku vetëm vitin e kaluar janë vrarë rreth 70 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG