Lidhje

Kinë: 43 % rritje e kërkesave për vizë amerikane

A paramilitary policeman crawls with his comrades in the sand during heat endurance training in Hefei, Anhui province, China. The temperature in Hefei reached 39 degrees Celsius (102.2 degrees Fahrenheit).

Ndryshimet e reja që e bëjnë më të lehtë aplikimin për vizë amerikane

Një numër në rritje shtetasish kinezë janë duke përfituar nga ndryshimet e reja që e bëjnë më të lehtë aplikimin për vizë amerikane.

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se gjatë këtij viti ka përpunuar më shumë se një milion aplikime për viza. Kjo shënon një rritje prej mbi 43 për qind krahasuar me një vit më parë.

Është shkurtuar gjithashtu koha që duhet për intervistimin e aplikantëve. Më parë, disa kinezëve u duhej të prisnin deri në 60 ditë për një intervistë, tani kjo kohë është shkurtuar në rreth një javë.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit i thanë Zërit të Amerikës se përmirësimet kanë ardhur për arsye të shtimit të personelit dhe të një praktike të re që lejon një kategori aplikantësh të mos kenë nevojë të paraqiten personalisht në intervistë.
XS
SM
MD
LG