Lidhje

Kinë: Kryeministri bën thirrje për shtimin e konsumit të brendshëm

  • Zëri Amerikës

Kryeministri i Kinës bëri sot thirrje për shtimin e konsumit të brendshëm për të ruajtur rritjen e ekonomisë kineze.

Në fjalimin që mbajti në Kongresin e Popullit, kryeministri Wen Xhia Bao premtoi shtimin e shpenzimeve të shtetit për shërbimin shëndetësor dhe shërbimet sociale, rroga më të larta për njerëzit me të ardhura mesatare dhe të ulëta dhe për zgjerimin e kredive për konsumatorët, mes të tjerash, për t’i ndihmuar njerëzit të shpenzojnë më tepër.

Zoti Wen tha se megjithë përpjekjet, qeveria po e ul objektivin e rritjes ekonomike për këtë vit në 7,5 për qind, një shifër kjo mjaft më e ulët krahasuar me 9,2 për qind e vitit 2011 dhe se ajo e një viti më parë, që ishte 10,4 për qind.

Kryeministri kinez tha se objektivi i këtij viti pasqyron vendosmërinë e qeverisë për të përparuar ndërkohë që ruhet stabiliteti ekonomik. Ai pranoi se qeveria duhet rë bëjë një punë më të mirë në disa fusha, si ruajtja e të drejtave të pronësisë, kontrolli i çmimeve dhe siguria në vendin e punës.

XS
SM
MD
LG