Lidhje

Kinë: Mbahet në arrest shtëpie bashkëshortja e fituesit të çmimit Nobel të paqes


Kinë: Mbahet në arrest shtëpie bashkëshortja e fituesit të çmimit Nobel të paqes
Kinë: Mbahet në arrest shtëpie bashkëshortja e fituesit të çmimit Nobel të paqes

Bashkëshortja e fituesit të burgosur kinez të Çmimit Nobel, Liu Siaobo, tha se është vënë nën arrest shtëpie.

Li Sia tha dje përmes Twitter se ajo nuk është lejuar të dalë nga apartamenti i saj në Pekin që kur autoritetet e lejuan atë të vizitojë bashkëshortin e saj aktivist në burg më herët atë ditë.

Ajo thotë se edhe linja e saj telefonike është ndërprerë.

Sot, Norvegjia tha se Kina kishte anuluar takimin me një ministër të qeverisë, duke iu përmbajtur paralajmërimit se marrëdhëniet diplomatike me Norvegjinë do të keqësoheshin nëse Liu Siaobo do të merrte çmimin.

Ministri norvegjez i Peshkimit, Lisbet Berg Hansen kishte shkuar në Kinë të mërkurën për një takim me zyrtarët kinezë në Shangai. Komisioni që jep Çmimin e Paqes e ka selinë në Norvegji, megjithatë ai është krejtësisht i pavarur nga qeveria.

Në një postim në faqen e saj në rrjetin social në Twitter, Liu Sha thotë se ajo nuk e di se kur do të lejohet të dalë nga shtëpia e saj ose të takojë dikë.

Beth Shuanke, këshilltare ligjore për Freedom Now, një grup për të drejtat e njeriut me bazë në SHBA që po vepron si këshilltar ligjor ndërkombëtar për Liu Shoubo, thotë se Liu Sha është në arrest shtëpie që kur u lejua për të vizituar bashkëshortin e saj në burg.

“Që atë moment, ajo nuk është lejuar që të lërë apartamentin e saj dhe askush nuk është lejuar të hyjë në apartamentin e saj. E kam kuptuar gjithashtu se telefoni i saj është shkatërruar”. - thotë ajo

Të premten, mbasi Liu Shoubo u shpall fitues i çmimit Nobvel të Paqes për këtë vit, autoritete kineze ranë dakort që të çonin Liu Sha në një burg në Kinën verilindor, ku vuan dënimin i shoqi i saj.

Beth Shuanke, e organizatës Freedom Now thotë se Liu Shoubo qau kur mësoi se ai ishte vlerësuar me çmimin Nobel. Ajo thotë se ai dëshiron që t’ua dedikojë këtë çmim të gjithë atyre që u vranë gjatë revoltës pro demokracisë në vitin 1989 në sheshin Tienanmen:

“Liu Shoubo aktualisht ka qenë i përfshirë në lëvizjen demokratike në Kinë gjatë revoltës në sheshin Tienanmen. Ai ishte në SHBA. Ai ishte në një vizitë tek një profesor i universitetit Kolumbia, dhe menjëherë u kthye në Kinë dhe ishte një prej 4 intelektualëve që negocoi për të ndihmuar studentët që të gjenin një kalim të sigurt për t’u larguar nga sheshi Tienanmen. Ai inkurajoi studentët gjithashtu për një lëvizje jo të dhunshme”.

Liu u burgos mbas goditjes që qeveria kineze bëri ndaj demonstruesve në Sheshin Tienanmen.

Shkrimtari 54 vjeçar po vuan dënimin prej 11 vjetësh për publikimin e një manifesti në Internet dy vjet më parë, që e quajt Artikulli 08, i cili bën thirrje për reforma gjithëpërfshirëse në Kinë dhe ngre pyetjet për sistemin një partiak.

Pekini ka përbuzur çmimin Nobel për Liu Shoubo. Thuajse nuk ka pasur aspak mbulim nga ana e madias shtetërore për këtë ngjarje.

Presidenti amerikan Barak Obama u ka bërë thirrje autoriteteve në Kinë për të liruar Liu sa më shpejt që të jetë e mindur.

Beth Shuanke thotë se organizata e saj shpreson që komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Kinës për të liruar Liun. Ajo thotë:

“Shpresojmë që edhe udhëheqësit e tjerë botërorë do të vazhdojnë në këtë vijë, jo vetëm të urojnë Liu Shoubonë, por gjithashtu t’u bëjnë thirrje Kinës që t’a lirojë atë”.

Freedom Now përfaqëson Liu Shoubonë me anë të një grupi specialistësh ligjorë dhe për të drejtat e njeriut. Shuanke thotë se ndonëse është e paqartë se sa qeveria kineze do t’iu përgjigjet thirrjeve për të liruar Liu Xiaobo, ajo thotë se shpreson se Li Sha do të lejohet të marrë çmimin Nobel në emër të të shoqit, kur të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve në muajin dhjetor.


XS
SM
MD
LG