Lidhje

Kinë: Plan ambicioz pesëvjeçar për eksplorimin e hapësirës


Kinë: Plan ambicioz pesëvjeçar për eksplorimin e hapësirës

Kinë: Plan ambicioz pesëvjeçar për eksplorimin e hapësirës

Kina paraqiti një plan ambicioz pesë-vjeçar për eksplorimin e hapësirës.

Plani përfshin synimet e deklaruara të Pekinit për të çuar një njeri në Hënë dhe për ndërtimin e një stacioni të hapësirës.

Në një raport të publikuar sot, Administrata Kombëtare kineze e Hapësirës thotë se Pekini do të dislokojë laboratorë, anije, raketa transportuese dhe do të bëjë përgatitje teknologjike për ndërtimin e një stacioni orbital deri në fund të vitit 2016. Në raport thuhet se vendi do të vazhdojë të eksplorojë hënën.

Programi kinez i hapësirës ka bërë përparime të konsiderueshme në një kohë të shkurtër, megjithëse mbetet pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në teknologjinë e hapësirës dhe përvojën në orbitë.

Kina e mban programin e hapësirës si simbol të rritjes globale të pozitës dhe ekspertizës teknike dhe suksesit të partisë komuniste në kthimin e fatit të vendit dikur të varfër.

XS
SM
MD
LG