Lidhje

Bo Xilai përjashtohet nga Partia Komuniste e Kinës


Media shtetërore kineze thotë se politikani Bo Xilai, në qendër të skandalit më të madh politik të Kinës në dekada, është përjashtuar nga Partia Komuniste e vendit dhe do të "përballet me drejtësinë."

Agjencia Xinhua tha se zoti Bo, që konsiderohej dikur një yll në rritje në politikën kinezë, do të përballet me akuza përfshirë korrupsionin, abuzimin me pushtetin, marrje rryshfetesh dhe marrëdhënie të papërshtatshme me një numër femrash. Ai tha se veprimet e Bo "sollën pasoja të rënda, dhe dëmtuan masivisht reputacionin e partisë dhe të shtetit."

Bo, i cili nuk është parë në publik për disa muaj, iu hoqën posterat me figurën e tij në fillim të këtij viti, kur autoritetet u vunë në dijeni për akuzat se gruaja e tij, Gu Kailai, ishte përfshirë në vrasjen e një biznesmeni britanik.

Në një raport të veçantë sot, Xinhua tha se Kongresi i 18të i partisë, i cili do të fillojë procesin delikat të transferimit të pushtetit me një brez të ri të udhëheqësve kinezë, do të mblidhet më 8 nëntor.
XS
SM
MD
LG