Lidhje

Gu Kailan pranon akuzat për vrasjen e biznesmenit britanik


Katër zyrtarë të policisë akuzohen gjithashtu se kanë ndihmuar Gu Kailain të fshihte rolin e saj në helmimin për vdekje të Neil Heywood

Mediat kineze thanë se bashkëshortja e politikanit Bo Xilai ka pranuar akuzat për vrasjen e një biznesmeni britanik dhe ka kërkuar falje për atë që ajo e quajti “një tragjedi”.

Agjencia e lajmeve Xinhua sot njoftoi deklaratën e saj, pak pasi katër zyrtarë të policisë kineze e pranuan se kishin ndihmuar në përpjekjet për të fshehur rolin e Gu Kailan në vrasjen e biznesmenit britanik.

Zonja Gu nuk i kundërshtoi akuzat kundër saj gjatë një seance dëgjimore dje. Seanca me dyer të mbyllura zgjati vetëm shtatë orë, me zyrtarët që thanë se vendimi do të jepet së shpejti.

Dy proceset gjyqësore janë të mbylluara për mediat e pavarura dhe po zhvillohen nën kushte të rrepta sigurie. Analistët thonë se vendimi përfundimtar në gjyqin kundër katër zyrtarëve të policisë mund të përcaktojë fatin e politikanit të njohur Bo Xilai.
XS
SM
MD
LG