Lidhje

Kinë: Rihapen dyqanet e rrjetit amerikan të shitjeve me pakicë "Wallmart"


Kinë: Rihapen dyqanet e rrjetit amerikan të shitjeve me pakicë "Wallmart"

Kinë: Rihapen dyqanet e rrjetit amerikan të shitjeve me pakicë "Wallmart"

Kompania globale e shitjeve me pakicë "Wallmart" thotë se ka rihapur 13 dyqane në qytetin kinez Chong-qing pas mbylljes për 15 ditë pas një urdhëri nga autoritetet lidhur me një skandal për paketimin e mishit.

"Wallmart" tha sot se i ka kërkuar ekipit të punonjësve të respektojë ligjet lokale dhe se ka vendosur laboratorë për inspektimin e mishit në të gjitha dyqanet.

Po ashtu, kompania tha se ka filluar sesione çaji të pasdites, për të grumbulluar komentet e klientëve. Autoritetet lokale i mbyllën dyqanet në fillim të muajit, duke thënë se 'Wallmart" kishte shitur mbi 63 mijë kilogramë mish derri në një afat kohor prej dy vjetësh, që nuk kishin patur etiketën e duhur.

Disa zyrtarë të kompanisë u ndaluan lidhur me këtë rast dhe ju vu gjoba prej më e tepër se 400 mijë dollarësh.

XS
SM
MD
LG