Lidhje

Kina ndëshkon GlaxoSmithKline me 490 milionë $ gjobë


Një gjykatë kineze gjobiti gjigandin farmaceutik GlaxoSmithKline me 490 milionë dollarë dhe dënoi me burgim ish drejtorin britanik të firmës për rajonin dhe drejtues të tjerë të lartë të saj, nën akuzat për dhënie rryshfeti mjekëve dhe spitaleve në shkëmbim të përdorimit të prodhimeve të kësaj firme.

Agjencia shtetërore kineze e lajmeve Hsinhua njofton se gjoba e dhënë sot nga gjykata në provincën Hunan është më e larta e dhënë ndonjëherë nga një gjykatë kineze.

Gjykata po ashtu dënoi ish drejtorin e firmës për Kinën, Mark Reilly dhe drejtues të tjerë të lartë, me dy deri katër vjet burgim.

Autoritetet e akuzojnë ish drejtorin se u ka dhënë urdhër punonjësve të firmës të japin rryshfete për spitalet, mjekët dhe institucionet e shëndetësisë, duke i krijuar kështu rmundësi firmës të sigurojë miliona dollarë të ardhura në mënyrë të paligjshme.

XS
SM
MD
LG