Lidhje

Kinë, 65 të vrarë nga një shpërthim në një fabrikë


Zyrtarët kinezë thonë se 65 vetë kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në një fabrikë të qytetit Kunshan në pjesën lindore të vendit.

Autoritetet thonë se shpërthimi ndodhi sot në orën 7:30 të mëngjesit në një punishte për laminimin e pjesëve metalike të rrotave të makinave. Punishtja është në pronësi të një firme tajvaneze.

Nga një hetim paraprak del se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga pluhuri metalik në një dhomë të mbyllur ku ka patur një shkëndijë ose flakë.

Autoritetet e qytetit thanë se 45 trupa u nxorrën nga rrënojat dhe 20 persona të tjerë vdiqën më vonë në spitale. Shumë nga të plagosurit pësuan djegie të rënda.

XS
SM
MD
LG