Lidhje

Kirgistan: Tri ditë zie kombëtare për viktimat e dhunës etnike


Kamionë me ndihma humanitare
Kamionë me ndihma humanitare

Flamujt u ulën në gjysmë shtize në Kirgistan ku po mbahet tri ditë zi kombëtare për gati 190 të vrarët në dhunën etnike në jug të vendit.

Përleshjet mes kirgizëve dhe uzbekëve etnikë filluan të enjten e kaluar në qytetet Osh dhe Jalalabad dhe kanë detyruar më shumë se 200 mijë njerz të largohen nga shtëpitë e tyre. Autoritetet po përpiqen të mbajnë qetësinë me trupat kirgize që patrullojnë rrugët e qytetit Osh.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave i bëri thirrje sot qeverisë së përkohshme të kërkojë ndihmë ndërkombëtare përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të siguruar mbrojtjen e popullatës së tij nga dhuna e mëtejshme.

Zyrtarët e OKB-së thanë se sot mbërriti avioni i parë me ndihma për mijra refugjatë në aeroportin Andijan në Uzbekistan.

XS
SM
MD
LG