Lidhje

Kirk dhe Engel bëjnë thirrje për qetësi publike në Shqipëri në vazhdën e krizës politike


Kirk dhe Engel bëjnë thirrje për qetësi publike në Shqipëri në vazhdën e krizës politike
Kirk dhe Engel bëjnë thirrje për qetësi publike në Shqipëri në vazhdën e krizës politike

Senatori republikan, Mark Kirk, nga Illinoi dhe kongresisti demokrat, Eliot Engel, nga Nju Jorku bëjnë thirrje për qetësi publike në Shqipëri në vazhdën e krizës politike në vend

Ata shprehin keqardhje për ngjarjet e tmershme të 21 janarit 2011, siç i karakterizojnë ata, dhe u dërgojnë ngushëllime familjeve të viktimave.

“Ne mbështesim fuqimisht Shqipërinë dhe marrëdhëniet amerikano-shqiptare dhe jemi tepër të shqetësuar për vazhdimin e trazirave politike në Shqipëri”, thonë ligjvënësit amerikanë në deklaratën e tyre të lëshuar dje.

Ata bëjë gjithashtu thirrje për hetime të pavarura dhe të besueshme për ngjarjet e 21 janarit, duke theksuar se ato janë tejet kritike që populli të besojë në mundësinë e zgjidhjes së krizës politike në vend. Kirk dhe Engel thonë se mbështesin fuqimisht institucionet kushtetuese në Shqipëri, të cilat do të kryejnë hetimet.

Ligjvënësit amerikanë shprehen se mirëpresin ndihmën teknike që u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara Prokurorja e Përgjithëshme. Shqipëria, thonë ata, është një vend demokratik që duhet të ruajë perspektivën evropiane. Të gjitha institucionet demokratike duhet të jenë të lira të kryejnë punën e tyre.

Kirk dhe Engel theksojnë më tej se “retorika politike në Shqipëri është tepër e acaruar që palët të gjejnë rrugën për të dalë nga ky batak”. Ata i bëjnë thirrje të gjithë udhëheqësve shqiptarë të zbutin gjuhën me të cilën flasin dhe të ulin “temperaturën politike”, në mënyrë që të fillojnë një dialog të efektshëm për të gjetur rrugën e daljes nga kriza.

“Aq shumë sa ne mbëshesim të drejtën e fjalës së lirë dhe tubimeve për popullin e Shqipërisë, ne besojmë se qëllimit të qetësimit të emocioneve dhe uljes së tensioneve do t’u shërbente më mirë pezullimi i manifestimeve masive dhe aktiviteteve politike, deri sa të rivendoset qetësia”, përfundojnë deklaratën e tyre Senatori republikan, Mark Kirk, nga Illinoi dhe Kongresisti demokrat, Eliot Engel, nga Nju Jorku.

XS
SM
MD
LG