Lidhje

Kirgistan: Bakijev flet para protestuesve


Në Kirkistan, udhëheqësi i rrëzuar nga pushteti ishte sot në krye të përkrahësve të tij, duke u parë kështu në publik për herë të parë që kur ai iku si pasojë e shpërthimit të dhunës në kryeqytet, ku gjetën vdekjen të paktën 80 veta dhe u plagosën qindra të tjerë. Duke folur para përkrahësve në qytetin Teyit në jug të vendit, Presidenti i rrëzuar nga pushteti Kurmanbek Bakiyev i cilësoi udhëheqësit e përkohshëm si "gangsterë." Zoti Bakiyev tha se ai vazhdon të jetë president i ligjshëm i venfit.

Shtetet e Bashkuara thanë se mbështesin zhvillimet demokratike në Kirgistan dhe nuk kanë plane që të strehojnë presidentgin e dëbuar të atij vendi. Ambasadori amerikan në Kirgistan u takua sot me kryetaren e qeverisë së përkohshme të Kiristanit, Roza Otunbayeva, dhe u shprehu ngushëllime të afërmve të viktimave gjatë përleshjeve të javës së kaluar mes protestuesve dhe forcave të sigurimit.

Zonja Otunbayeva tha se ushtria e Kirgistanit mbështet qeverinë e re.

XS
SM
MD
LG