Lidhje

15 të vrarë në një sulm në Kirkuk


Në Iraq, zyrtarët thonë se një sulm vetëvrasës me bombë dhe disa persona të armatosur, të veshur me uniforma policie kryen një sulm në qytetin verior të Kirkukut, duke vrarë të paktën 15 persona dhe duke plagosur 150 të tjerë.

Autoritetet thonë se shpërthimi që ndodhi sot në mëngjez dëmtoi ndërtesa dhe dyqane pranë. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Megjithatë, kryengritës islamikë të sektit suni, me lidhje me Al Kaidën, shpesh kryejnë sulme ndaj forcave të sigurisë, në përpjekje për të minuar qeverinë e kryeministrit Nuri Al Maliki dhe për të nxitur dhunën sektare.

Kirkuku është një qytet me përbërje të përzier ndëretnike, rreth 250 kilometra në veri të Bagdadit, Atje banojnë arabë, kurdë, turkmenas, të cilët janë në rivalitet me njëri tjetrin dhe kanë pretendime për rajonin e pasur me naftë.
XS
SM
MD
LG